Shkëlqim Hysenaj, kryetar i AGK-së. Foto: Kallxo.com

Hysenaj: Liderët po Akuzojnë dhe po i Injorojnë Gazetarët

Ai tha se është shpeshtuar trendi i liderëve që vijnë në konferenca për gazetarë për t’i akuzuar gazetarët dhe për të injoruar më pas pyetjet që mund ti kenë ata.

“Konsideroj që problemi kryesor kur vie te liderët politikë, qoftë te Thaçi, qoftë te Mustafa dhe tek Kryeprokurori Lumezi është që pavarësisht faktit se ndonjëherë mund të marrin pjesë në konferenca, gjithmonë vijnë, flasin, i lëshojnë disa akuza ndaj gazetarëve dhe menjëherë largohen nga konferenca”, tha Hysenaj.

Hysenaj për emisionin ‘Jeta në Kosovë’, që iu dedikua sigurisë së gazetarëve, foli për punën që është bërë nga institucionet për mbrojtjen dhe për zbardhjen e rasteve të vrasjeve së gazetarëve.

“Unë mendoj që prokuroria me vetë faktin që i kemi 11 gazetarë të vrarë dhe prej tyre nuk ka mundur ta gjejë asnjë dëshmitarë për 17 vite atëherë për çfarë drejtësie po flasim? Askush në rajon nuk i ka 11 gazetarë të vrarë, as në Europë prandaj e arsyetoj totalisht këtë ikjen e Kryeprokurorit nga gazetarët”, deklaroi Hysenaj.

Këtë të enjte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, do të mund të ndiqni reportazhin me rrëfimet e gazetërëve për kërcënimet që i kanë marrë gjatë punës.

Gjithashtu, në studio për këtë çështje do të debatojnë përfaqësues të gazetarëve dhe organeve mbrojtëse.

Deklaratën e Shkëlqim Hysenajt mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: