Enver Hoxhaj, Zëvendës Kryeministër i Kosovës. Foto: Kallxo.com

Hoxhaj: Rikthimi i besimit të qytetarëve bëhet me Kadri Veselin kryeministër

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj në kuvendin zgjedhor të kësaj partie në Prishtinë, tha se duan që PDK-ja të jetë më profesionale dhe me unitet më të madh.

Përveç deklaratave për zgjedhjet brenda partisë, Hoxhaj foli edhe për garën në nivel nacional.

“Në vitin 2019, shumë më pak qytetarët dhe ndërkombëtarë i besojnë sot Kosovës. Vetëm PDK mund ta bëjë rikthimin dhe kjo bëhet me Kadri Veselin kryeministër. Uran Ismailin me këtë rikthim e bëjmë kryetar të Prishtinës. Dekada e re, përmbyllet dhe merr misionin e saj, kur ne e udhëheqim qeverinë siç kemi bërë deri në 2014 dhe ta udhëheqim Prishtinën”, tha Hoxhaj.

Nënkryetari i PDK-së, shtoi se “Dekada e Re” synon që ta organizjë Kosovën.

Prej 35 degëve 18 degë kanë kryetar të rinj. Duam që PDK-në ta bëjmë më profesionale, me eneregji dhe unitet me të madh. Duam ta kultivojmë lirinë dhe pluralizimin e lirisë së mendimit, të kemi sjellje kolegjiale, duam që ndryshimi i partisë t’i shërbëjë ndryshimit të Kosovës”, shtoi ai.

PDK këtë të diel po mban kuvendin zgjedhor të partisë në Prishtinë.

PDK-ja aktualisht është pjesë e Qeverisë së Kosovë, në koalicion me AAK-në e Nismën, i njohur si koalicioni PAN.