Mitrovica e Veriut. Foto: Kallxo.com

Hedhet Bombë në një Hotel në Veri

Një mjet shpërthyes është hedhur para orës 20:00 të natës së sotme në Hotelin “Sasha” që ndodhet në Mitrovicën Veriore, por për fat ai nuk ka eksploduar.

Lajmin për hedhje të këtij mjeti e konfirmoi për KoSSev, shefi i operativës së Policisë së Kosovës në veri Zhelko Bojiq.

Sipas Bojiqit që foli për KoSSev, në vend të ngjarjes kanë dalë njësite të policisë së Kosovës të cilat janë duke kryer shikimin dhe duke e siguruar vendin e hedhjes së mjetit, në mënyrë që të krijojnë siguri.

Vendi i ngjarjes është rrethuar me shirita sigurie, ndërsa në afërsi të hotelit ndodhen së paku tri makina policie.

Edhe pse nuk është thënë zyrtarisht, në këtë hotel sipas KoSSev qëndroi sot ministrja e Kosovës për Dialog Edita Tahiri që hapi zyra të Qeverisë së Kosovës në Mitrovicë e Zveçan.

KALLXO.com shkroi sot për përurimin që Edita Tahiri i bëri objektit qeveritar në Mitrovicën Veriore.

http://kallxo.com/edita-tahiri-ne-objektin-e-qeverise-ne-veri/

Më 31 gusht u dogj kopshti veror i kafiterisë “Dolce Vita” që ndodhet në veri afër urës kryesore të lumit Ibër.

Edhe ky kopsht u pat djegur, një ditë pasi aty qëndroi ministrja Tahiri.

http://kallxo.com/zjarri-djeg-kopshtin-e-dolce-vitas/