Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj Tregon se u Frikësua nga Disa të Shtëna

Ramush Haradinaj tregoi sot në interpelancën për të shtënat me armë të Dardan Gashit, se nga disa të shtëna në një rast u frikësua edhe vetë.

Kryeministri tregoi se derisa po qëndronte në Gollak është frikësuar nga disa të shtëna që ndodhën brenda një objekti dhe në afërsi të tij.

Haradinaj tha se pasi e kuptoi se askush nuk u lëndua, i thanë se të shtënat ishin nga armë me gaz.