Foto: Kallxo.com

Haradinaj rrëfen përvojën e tij 10 vjeçare në diasporë para bashkatdhetarëve

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka organizuar pritje për bashkatdhetarët që jetojnë në diasporë.

Haradinaj para të pranishmëve ka shpjeguar përvojën e tij si 10 vjeçare në diasporë.

“Kam qenë në moshën 16 vjeçare kur kam dal prej Kosovës dhe në atë kohë si i ri kam shku me i pa mundesitë jashtë vendit dhe kam qenë i zhvendosur në diasporë për 10 vjet”, ka treguar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se është sfiduese jeta në diasporë sepse atje punohet shumë por standardi i jetës është i lartë.

“Jo çdo herë ju kuptojmë ne drejtë prej këtu. Kur vini këtu ju presim në kufi me dënimin, kartonin që nuk u heq. Por një gjë nuk ndryshon, dashuria për vendin”, ka potencuar Haradinaj.

Kryeministri në detyrë, Haradinaj ka theksuar se diaspora nuk ka heq dorë prej ardheut.

“E vërtetë që në Kosovë nuk i kemi kry krejt punët e vendit. Kosova duhet të përmbyllë shtëtësinë e vet, të jetë pjesë e OKB=së dhe NATO-s”, ka thënë ai.

Para bashkatdhetarëve të pranishëm Haradinaj iu ka thënë se Kosova nuk i ka harruar ata.

“Ne nuk ju kemi harruar, sepse jeni gjaku jonë, familja jonë”, ka përfunduar Haradinaj.

Ndërsa shkrimtari nga Suedia, Riza Zeqiri, ka thënë se diapsora janë njerëz që krijojnë vlera bashkë me vendasit.

“Të gjitha i reflekton të vendlindja dhe atdheu”, ka thënë Zeqiri.

Zeqiri ia dhuroi disa libra të tij të krijuara në Suedi.

Artisti Arsim Berisha në anën tjetër ka dhuruar një portret për kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj.

Foto: Kallxo.com
Foto: Kallxo.com

Kallxo.com ka transmetuar live pritjen e bashkatdhetarëve nga Haradinaj.

Ramush Haradinaj i pret në ndërtesën e Qeverisë bashkatdhetarët

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 29 juillet 2019