Haradinaj me kartolinat e punuara nga fëmijët me sindromin Down - Foto: Facebook

Haradinaj përkrah fëmijët me sindromin Down, zgjedh kartolinat e punuara nga ta

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se për të uruar personalitete të ndryshme për festat e fundvitit do t’u dërgojë kartolinat e punuara nga fëmijët me sindromin Down.

“Në përkrahje të fëmijëve me Down Syndrome, këtë vit kam përzgjedhur kartolinat unike të punuara nga ta me shumë dashuri dhe përkushtim për festat e fundvitit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.