Haradinaj: Ish-presidenti Bush do të ketë gjithmonë vend në kujtesën tonë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë me rastin e vdekjes së ish-presidentit amerikan, Geroge H.W Bush.

“Me respekt të madh për një lider, i cili përfaqësonte vlerat më të përsosura të popullit amerikan, sot kam nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, me rastin e ndarjes nga jeta të Ish-Presidentit George H.W. Bush”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Faceook”.

Ai po ashtu ka shtuar se ua përcjellë ngushëllimet e tij Qeverisë së ShBA-së, popullit amerikan dhe familjes Bush.

 “Presidenti Bush Senior, do ta ketë gjithmonë një vend nderi në kujtesën e popullit tonë, si dritë shprese për liri dhe demokraci për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.