Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës. Foto: kallxo.com

Haradinaj: I papranueshëm keqtrajtimi i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe

Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural janë ndaluar sot nga autoritete serbe në venkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Haradinaj përmes një postimit në facebook duke e quajtuar të papranueshme ndalimin zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës.

“I papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, kryeministri ka shkruar se keqtrajtimet e tilla nga autoritete serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës.

“Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe”, ka përfunduar Haradinaj.