Ramush Haradinaj -kryeminister

Haradinaj: Abelardi ende ministër, do të flas sot me Veselin

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë përsëriti se Abelard Tahiri është ende ministër i Drejtësisë, ani pse ky i fundi nuk ishte prezent në mbledhjen e sotme.

“Abelardi është ende ministër, ende nuk është definitive dorëheqja e tij, dje kam pasur konsulta me Veselin do ta kem edhe një sot”, tha Kryeministri Haradinaj.

Ai ka treguar detaje për bisedën me ministrin Tahiri, duke thënë se ai i ka ofruar argumente të shumta për arsyet e dorëheqjes, e që disa prej tyre lidhen edhe me çështje të brendshme të partisë.

“Biseda me z.Tahiri ka qenë bisedë gojore. Ai më ka thënë se ka disa argumente të shumta, disa prej tyre mund të jenë edhe të brendshme të partisë në fjalë”, tha në mes tjerash.

Ai ka bërë të ditur se është takuar me Veselin gjatë ditës së djeshme, ndërsa do ta ketë edhe një takim sot për të diskutuar këtë çështje.

Sipas Haradinajt, vendimet që i bie Kadri Veseli si partner i koalicionit, ai do t’i respektoj.

https://kallxo.com/veseli-une-edhe-pdk-ja-vendosim-per-abelardin-jo-ai-per-vete/

https://kallxo.com/sekretari-i-pdk-se-nuk-kam-informacione-nuk-ka-asgje-konkrete/