Zyrtarë të AAK-së nderojnë të rënët në Prekaz - Foto: AAK

Haradinaj: 28 Nëntori - Dita që na Bashkon

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në shenjë nderimi për kontribut e sakrificë, kanë zgjedhur të përulen në varrezat e dëshmorëve në Prekaz dhe në Gllogjan, si dhe përballë varrit të Presidentit Rugova dhe shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë.

“28 Nëntori është një Ditë që na bashkon, është deklaruar Haradinaj, dhe kujtimi i atyre që i shërbyen kësaj dite dhe specifikisht lirisë së Kosovës, nuk do të na zbehet asnjëherë”.

“Ditët e mëdha për Kombin e për Kosovën, siç është 28 Nëntori dhe 17 Shkurti, janë ditë të historisë sonë, dhe ato do të mbeten vlerë jona e pakontestueshme për gjithmonë”, citohet të ketë thënë Haradinaj sipas një komunikate të AAK-së.