Ilustrim

Grabitje e armatosur në dyqanin e ‘Ipko’-s në Pejë

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e grabitjes së armatosur që ndodhi mbrëmë në qytetin e Pejës.

“Viktima, punëtore në kompaninë ”IPKO”, derisa ishte në vendin e punës ka hyrë në objekt një person i dyshuar e i pa njohur, në kokë kishte një kapelë dhe fytyrën e mbështjell me një shall, nën kërcënimin e një arme-revole, i ka grabitur pra të gatshme në shumën prej 95 (nëntëdhjetepesë) euro dhe më pas largohet në drejtim të pa njohur”, bën të ditur policia.

Sipas PK-së, nuk raportohet për të lënduar.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe vazhdon të hetohet”, vijon njoftimi.