Foto: Prokuroria e Pejës

Grabitja e 8000 mijë eurove në vitin 2013, prokuroria akuzon dy persona në Pejë

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve, Xh.D. dhe Xh.B., për veprën penale “Grabitje.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, Xh.D. dhe Xh.B., me 29 nëntor 2013, rreth orës 02:00 të mëngjesit në Pejë,  në koordinim me të pandehurin I.I. (ndaj të cilit  është lëshuar fletrreshtim ndërkombëtar),  duke vepruar si grup dhe me armë kanë sulmuar jetën e të dëmtuarve, G.Sh. dhe I.H.

Në aktakuzë shpjegohet se të akuzuarit pasi që e kishin kuptuar se posedon një shumë të konsiderueshme të parave, i pandehuri I.I., i cili gjendej brenda lokalit, i lajmëron të pandehurit  Xh.D. dhe Xh.B. dhe këta të fundit futen të maskuar brenda lokalit, dhe fillimisht e qëllojnë me armë viktimën I.H., e nga gjepi i të cilit marrin 8000 (tetëmijë) euro, dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen  fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.