Gjilani nis aksionin për largimin e deponive ilegale

 

Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se nga sot ka filluar aksionin për largimin e deponive ilegale me mbeturina inerte, të cilat janë duke u dërguar në deponinë e mbeturinave në fshatin Kmetoc, të caktuar para disa ditësh nga Kuvendi i Komunës.

Përmes një komunikate për media, kjo komunë njofton se ky aksion do të vazhdoj deri në pastrimin e plotë të qytetit të mbeturinat.

“Komuna e Gjilanit apelon te të gjithë qytetarët dhe te kompanitë e ndryshme se tashmë ekziston deponia për mbeturinat inerte dhe të njëjtën mund ta shfrytëzojnë të gjithë pa dallim, në mënyrë që bashkërisht ta ruajmë ambientin dhe të kujdesen për një jetë më të mirë për qytetarët e Gjilanit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e komunës së Gjilanit.

Tutje thuhet se “në këtë aksion FSK dhe Komuna e Gjilanit do të vazhdojnë aksionin deri më datën 22 nëntor, për të larguar sa më shumë sasi të mbeturinave të cilat janë grumbulluar ndër vitesh në lokacione të ndryshme Gjilan”.