Prokuroria e Gjilanit

Gjilan, ndalohet i dyshuari për vrasje në tentativë

Prokuroria e Gjilanit gjatë ditës së sotme ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin B.M, nën pretendimet se ka kryer veprat penale të vrasjes në tentativë dhe armëmbajtjes pa leje.

Menjëherë pas ndalimit të të njëjtit, Prokuroria ka paraqitur edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit të lartpërmendur.

Sipas kërkesës së parashtruar nga ana e Prokurorisë, i dyshuari B.M., më 4 mars 2019, ta tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin S.A., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, i dyshuari me armë zjarri ka shtënë 4 herë në drejtim të të dëmtuarit, me ç’rast i njëjti është gjetur në rrugë nga një qytetare dhe është dërguar fillimisht në Spitalin Regjional në Gjilan, pastaj në QKUK, në Prishtinë.

Arma me të cilën dyshohet se është kryer veprën penale është konfiskuar nga ana e Policisë.