Ilustrim

Gjilan: Arrestohen tre persona në Budrigë për amrëmbajtje pa leje

Plani operativ i policisë i zhvilluar në rajonin e Gjilanit, vuri në pranga katër persona.

Gjatë ditës së djeshme policia në tri lokacione në fshatin Budrigë e Poshtme ka arrestuar tre persona, njërin për pengim të zyrtarëve policor, dy të tjerë për armë mbajtje pa leje.

Rreth orës 16:45 policia ka arrestuar një të dyshuar pasi që I njëjti kishte penguar zyrtarët policorë derisa ishin në kontrollim të një lokali.

I dyshuari kishte tentuar të futet me forcë në lokal. I njëjti  është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Rreth orës 12 policia ka arrestuar një person pasi që tek vetura e të njëjtit është  gjetur një  armë me një  karikator dhe pesë fishekë të cilat i dyshuari i kishte në posedim ilegal. Arma është konfiskuar në cilësi të provave material dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e tretë,  rreth orës 13, gjatë një kontrolli brenda në një lokal është gjetur dhe konfiskuar një revole dhe 100 fishekë të cilat ishin në posedim nga i dyshuari.

I njëjti është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Gjilan në rrugën “Idriz Seferi”, rreth orës 12:30, gjatë një kontrolli brenda në një lokal janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 13 fishekë të cilat ishin në posedim nga i dyshuari.

I njëjti është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.