Ilustrim

Gjakovë, kërkohet paraburgim për 67 kilogramë drogë

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për H. Sh. nga Komuna e Rahovecit nën dyshimin për posedim dhe shit-blerje të drogës.

Sipas prokurorisë, dje policia ka bërë kontrollimin e shtëpisë dhe të objekteve tjera përcjellëse të pandehurit H. Sh. dhe ka gjetur në garazhin  e shtëpisë së tij  tre paketime të mëdha, të mbushura me substancë në formë bari, e që dyshohet të jetë e llojit marihuanë në peshë prej 67 kilogramë.

Për këtë rast prokurori i rastit ndaj të pandehurit H. Sh., ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.