Gazmend Muhaxheri: Me Dokumente, Çakorri Nuk Është i Kosovës

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha sot se ekipet qeveritare duhet t’ia gjejnë fundin çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Pas publikimit të raportit të ekspertëve të huaj i cili nuk gjeti shkelje ligjore dhe teknike në këtë çështje, Muhaxheri u pyet sot nëse rasti duhet të shkojë në një arbitrazh ndërkombëtar.

“Nuk i takon as Kryetarit me disku është çështje që e diskutojnë tjerët, ekipet qeveritare edhe ata që merren me këtë punë. Po ata nëse kanë mundësi dhe fuqi me qu, pse mos me qu. Po kjo e jana është e përfunduar .

Muhaxheri tha se komuna nuk mund të bëjë më shumë në pretendimet e banorëve dhe të opozitës në Kosovë se territori i Kosovës shtrihet deri në Çakorr.

“Ne si komunë u munduam të bëjmë çka është e mundshme për me dëshmu ato që kufiri është në Çakorr, po dokumentet s’po e qesin bash ku po mendojmë ne”,  tha Muhaxheri pas takimit që zhvilloi sot me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar.