FOTO: Zjarr në një lokal në Prishtinë

Një lokal është kapluar nga zjarri para pak çastesh.

Lokali gjendet në lagjen “Kalabria” të Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit.

Ata e kanë vënë nën kontroll zjarrin dhe e kanë fikur tërësisht.

Nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Banorët e zonës i kanë thënë KALLXO.com se në momentin kur ka filluar zjarri personat që ishin në atë lokal kanë dalë nga aty.

KALLXO.com ofroi pamje LIVE nga operacioni i zjarrfikësve për ta fikur zjarrin.