Arkiv - Vrasja ne Marmull 4 foto KALLXOcom

FOTO: Vendi ku ndodhi vrasja në Marmull

Një person është vrarë e një tjetër është plagosur nga bashkëfshatari i tyre sonte rreth orës 18:35 në Marmull të Gjakovës.

Policia ka njoftuar pak çaste më parë se i dyshuari A.Gj., 56-vjeçar, është arrestuar.

Në incidentin e sontëm është vrarë T.B., dhe është plagosur A.N.

Komandanti i Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj, tha për KALLXO.com se i dyshuari është arrestuar dhe se tashmë gjendet në stacionin policor.

Lidhur me motivet e rastit tragjik KALLXO.com ka kontaktuar prokurorin Ali Selimaj.

Ai tha se dyshohet se vrasja ka ndodhur për çështje pronësore.

“Motivet e vrasjes janë për prona ose për toka pronësore”, tha Selimaj për KALLXO.com.

KALLXO.com ka shkuar në vendin ku ka ndodhur vrasja.

Këto janë fotot nga vendi i ngjarjes.