Ilustrim

Shitja e një prone motivi i vrasjes në Marmull të Gjakovës

Burime të KALLXO.com brenda Prokurorisë së Gjakovës kanë konfirmuar se motivi i konfliktit në mes tri familjeve në Marmull të Gjakovës ishte shitja e një prone dhe mosmarrëveshjet rreth saj.

Një 56 vjeçar u vra mbrëmë ndërsa një tjetër mbeti i plagosur në dyert e oborrit të një shtëpie në këtë fshat.

Sipas burimeve brenda prokurorisë i plagosuri dhe i vrari kishin takuar babain e të dyshuarit për vrasje pak minuta para se të ndodhte ngjarja.  Takimi kishte eskaluar ndërsa babai kishte thirrur të dyshuarin për vrasje në telefon. Kur ai ishte paraqitur kishin shpërthyer të shtënat.

Dy viktimat dhe dorasi janë banorë të të njëjtit fshat.

22:50

I dyshuari për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Marmull të Gjakovës nuk ka pranuar të flasë para hetuesisë.

Burime të KALLXO.com thonë se A.Gj. është mbrojtur në heshtje.

A.Gj. është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 46-vjeçarit T.B. dhe plagosjen e A.N.

Rasti tragjik ka ndodhur sonte në fshatin Marmull rreth orës 18:35.

I dyshuari është arrestuar rreth dy orë e gjysmë pas incidentit.

22:24

Në stacionin policor të Gjakovës po mbahet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen që ka ndodhur sonte në fshatin Marmull të Gjakovës.

KALLXO.com mëson se babai e kishte thirrur në telefon të birin pak çaste para vrasjes.

Po ashtu, KALLXO.com mëson se babai i të dyshuarit kishte takuar të vrarin te shtëpia e të plagosurit.

T.B. është vrarë e A.N. është plagosur në një incident për motive pronësore në fshatin Marmull të Gjakovës.

Incidenti është raportuar në Polici rreth orës 18:35.

22:10

Policia e Gjakovës porsa ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në Marmull është nisur për në vendin e ngjarjes.

Atje Policia ka kryer hetimet e nevojshme rreth rastit në të cilin është vrarë T.B. 46-vjeçar dhe është plagosur A.N.

Rreth dy orë e gjysmë pas incidentit Policia ka arrestuar të dyshuarin A.Gj., të cilin e ka dërguar në stacionin policor në Gjakovë.

KALLXO.com ka qenë në vendin e ngjarjes prej nga sjell këtë video-incizim.

22:00

Personi i vrarë sonte në incidentin që ka ndodhur rreth orës 18:35 në Marmull të Gjakovës është nga ky fshat.

T.B. 46-vjeçar është personi i vrarë në incidentin me armë zjarri.

Në këtë incident është plagosur edhe A.N.

Dorasi i dyshuar, A.Gj., po ashtu sikur i plagosuri dhe i vrari është nga Marmulli.

21:54

Personi i vrarë sonte në Marmull të Gjakovës, T.B. 46-vjeçar kishte ardhur para pak ditësh nga një vend europian.

KALLXO.com merr vesh se viktima e rastit të sontëm kishte ardhur para pak ditësh nga Zvicra.

T.B. u vra sonte ndërsa A.N. u plagos. I dyshuari është A.Gj.

21:48

Në incidentin që ka ndodhur sonte në Marmull të Gjakovës është vrarë një person dhe një tjetër është plagosur.

KALLXO.com merr vesh se viktima e këtij rasti është T.B., 46-vjeçar, ndërsa dorasi i dyshuar është A.Gj. 54-vjeçar. Ndërsa, i plagosur A.N. është 56-vjeçar.

 

20:45

Policia e Gjakovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin për vrasjen që ka ndodhur sonte në fshatin Marmull.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj.

Gjokaj tha se i dyshuari është arrestuar afër shtëpisë së tij.

I dyshuari tashmë gjendet në stacionin policor të Gjakovës.

KALLXO.com sjell foto nga stacioni i Policisë në Gjakovë ku tashmë gjendet i dyshuari.

Sipas Prokurorisë së Gjakovës, i dyshuari A.Gj. është nga fshati Marmull dhe se ai ka privuar nga jeta personin T.B., i moshës 40 vjeç, dhe ka plagosur A.N., 56 vjeçar.

Motivet e rastit, sipas Prokurorisë, besohet të jenë pronat.

Policia e Gjakovës ka njoftuar se rreth orës 18:35 kanë pranuar një informacion për të shtëna me armë në fshatin Marmull.

Ndërsa, 10 minuta më vonë, nga Emergjenca e Spitalit Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” janë informuar se kanë pranuar dy persona të plagosur dhe se njëri ishte pa shenja jete.

Sipas Policisë, dyshohet se dorasi dhe viktimat janë nga i njëjti fshat – Marmulli.

20:30

Prokuroria e Gjakovës ka dhënë motivet që çuan në vrasjen me armë zjarri në fshatin Marmull.

Një person ka mbetur i vrarë e një tjetër i plagosur në incidentin që ka ndodhur sonte në Marmull të Gjakovës.

KALLXO.com ka kontaktuar prokurorin e Prokurorisë së Gjakovës, Ali Selimaj, lidhur me rastin tragjik.

Sipas prokurorit, incidenti i sontëm ka ndodhur për motive pronësore.

“Motivet e vrasjes janë për prona ose për toka pronësore”, tha Selimaj për KALLXO.com.

Sipas Prokurorisë së Gjakovës, i dyshuari A.Gj. është nga fshati Marmull dhe se ai ka privuar nga jeta personin T.B., i moshës 40 vjeç, dhe ka plagosur A.N., 56 vjeçar.

20:10

Policia e Gjakovës ka identifikuar viktimat dhe dorasin e dyshuar të incidentit që ka ndodhur sonte në Marmull të Gjakovës.

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur nga përdorimi i armëve të zjarrit.

Sipas komandantit të Policisë së Gjakovës, Krist Gjokaj, personi i vrarë sonte është T.B.

“Personi i vrarë është T.B, kurse i plagosuri A.N. Ndërsa i dyshuari për këtë rast është A.Gj.“, tha Krist Gjokaj për KALLXO.com.

Policia dhe Prokuroria janë ende në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillojnë hetimet për të kuptuar shkaqet e këtij rasti tragjik.

19:15

Policia e Gjakovës e ka identifikuar autorin e vrasjes që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Marmull të Gjakovës.

Kështu ka thënë për KALLXO.com komandanti i Policisë së Gjakovës, Kristë Gjokaj.

Majori i Policisë e ka konfirmuar incidentin që ka ndodhur në fshatin Marmull, në të cilin nga armët e zjarrit është vrarë një person dhe një tjetër është plagosur.

“Një person është vrarë e një tjetër është plagosur në fshatin Marmull. I dyshuari është identifikuar. Vendndodhjen e dimë, njësia e Policisë është vënë pas tij. Ne jemi në vendin e ngjarjes”, tha Kristë Gjokaj për KALLXO.com.

19:03

Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur në një incident me armë zjarri në fshatin Marmull të Gjakovës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Gjakovës.

“Në këtë incident është një i vrarë dhe një i plagosur”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë së Gjakovës, Lirije Podrimaj.

Sipas zëdhënëses së Policisë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitë e Policisë.

18:58

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Incidenti ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Marmull të Gjakovës.

Burime të KALLXO.com thonë se plagosja ka ndodhur pas një incidenti mes dy familjeve.

KALLXO.com ka kontaktuar me Policinë e Gjakovës dhe është në pritje të informacioneve zyrtare rreth rastit.