Seanca per caktimin e paraburgimit ndaj A. Gj. i dyshuari per vrasjen dhe plagosjen ne Marmull - foto KALLXO - 14.03.2019

Dosja e Gjykatës: Arsyet e paraburgimit të Alfred Gjugjajt, i dyshuar për vrasjen në Marmull

Pas vendimit për masën e sigurisë ndaj të pandehurit Alfred Gjugja, Gjykata e Gjakovës ka dhënë arsyet se pse i pandehuri për vrasjen e T. B. dhe plagosjen e A. N., duhet të qëndrojë në paraburgim për një muaj.

Në arsyetimin e aktvendimit për caktimin e masës së paraburgimit, gjyqtari i çështjes Shaqir Zika, ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se Alfred Gjugja ka kryer veprat penale të vrasjes së rëndë, lëndimit të rëndë trupor dhe të armëmbajtjes pa leje.

“Gjykata ka vërtetuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit sepse nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku që i njëjti të arratiset dhe ta pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Gjakovës.

Sipas gjyqtarit Zika, paraburgimi është masa e domosdoshme në mënyrë që i pandehuri të mos ndikojë tek dëshmitarët e rastit si dhe tek i dëmtuari A. N., pasi që të njëjtit janë bashkëfshatarë, duke cekur se ekziston rreziku deri te përsëritja apo kryerja e ndonjë vepre tjetër penale, pasi që me familjarët e të ndjerit jetojnë në të njëjtin fshat.

Me vendim të gjykatës, i pandehuri Gjugja do të qëndrojë në paraburgim deri me 12 Prill 2019.

Kallxo.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast.

 

https://kallxo.com/vrasja-ne-marmull-te-gjakoves-i-dyshuari-del-para-gjyqit/

 

https://kallxo.com/vrasja-ne-marmull-te-gjakoves-gjykata-merr-kete-vendim-ndaj-te-dyshuarit-alfred-gjugja/

 

https://kallxo.com/vrasja-ne-marmull-te-gjakoves-i-dyshuari-del-para-gjyqit/

.