Seanca per caktimin e paraburgimit ndaj Alfred Gjugja, i dyshuari per vrasjen dhe plagosjen ne Marmull - foto KALLXO - 14.03.2019.

Vrasja në Marmull të Gjakovës, Gjykata merr këtë vendim ndaj të dyshuarit Alfred Gjugja

Gjykata e Gjakovës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke ia caktuar paraburgimin prej një muaji të pandehurit Alfred Gjugja.

I pandehuri Alfred Gjugja dyshohet të ketë privuar nga jeta T. B. duke lënë të plagosur edhe A. N.

Me këto veprime i pandehuri Alfred Gjugja dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Lidhur me këtë rast Prokuroria në seancën e sotme dëgjimore para gjyqtarit Shaqir Zika, kërkoj caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit Alfred Gjugja, prej një muaji.

Sipas Prokurorisë me datë 12 mars rreth orës 19:00 në fshatin Marmull të Gjakovës, në një incident me armë zjarri mbeti i vrarë personi T.B dhe i plagosur personi A.N 56, për çështje pronësore.

Në kërkesën e Prokurorisë thuhet se afër shtëpisë së A.N. me dashje ka privuar nga jeta T.B, duke rrezikuar jetën e A.N, Z.K dhe L.B.

Rasti ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje pronësore, pasi që T. B. kishte blerë një tokë nga vëllai i të dyshuarit M. Gj. për të cilën tokë nuk ishte pajtuar i pandehuri Alfred Gjugja, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Kërkesa e Prokurorisë shpjegon se në shtëpinë e A. N. ishin mbledhur tani i ndjeri T. B., Z. K., L. B. dhe P. Gj., për të biseduar rreth kësaj çështje, mirëpo nuk kishin arritur marrëveshje.

 

https://kallxo.com/vrasja-ne-marmull-te-gjakoves-i-dyshuari-del-para-gjyqit/

 

Pas kësaj i dyshuari Alfred Gjugja fillimisht e kishte sharë me nënë të ndjerin, më pas me pushkë kishte gjuajtur në veturën e tij, e pastaj edhe në drejtim të viktimës.

Derisa i dëmtuari A. N. pas gjuajtjes me armë në veturë nga i dyshuari, ishte munduar që ta ndaloj të njëjtin duke i dalur përpara, me ç’rast kishte marrë një plumb në këmbën e tij të majtë dhe goditje në kokë nga kondaku i pushkës.

KALLXO.com ka raportuar për këtë rast:

https://kallxo.com/i-dyshuari-per-vrasjen-ne-gjakove-mbrohet-ne-heshtje/

.