Vrasja ne Marmull 4 foto KALLXOcom

Policia ruan familjen e të dyshuarit për vrasjennë Marmull të Gjakovës

Një person u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë Ali Selimaj ka thënë për KALLXO.com se shkaku i vrasjes ishte një tokë (pronë).

I dyshuari është arrestuar mbrëmjen e kaluar pak orë pas vrasjes.

I njëjti ishte arrestuar në afërsi të shtëpisë së tij.

Në anën tjetër Prokuroria ka ndërmarrë edhe masa të tjera sikurse atë të ruajtjes së familjes së të dyshuarit.

Një patrullë policore që nga mbrëmë është vendosur në afërsi të shtëpisë së tij.

Kjo masë sipas Prokurorisë do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim.

Gjithashtu Prokuroria ka bërë është kërkesën për paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e mbrëmshme.

Prokuroria në kërkesë ka paraqitur të gjitha provat dhe dëshmitë që lidhen me rastin.

I plagosuri mbrëmjen e kaluar vazhdon të jetë në trajtim mjekësor.

KALLXO.com mëson se i njëjti ishte ndërmjetësues në lidhje me një tokë mes të dyshuarit dhe familjes së të vrarit.

https://kallxo.com/foto-vendi-ku-ndodhi-vrasja-ne-marmull/

.