Ilustrim

Policia vazhdon ta ruajë familjen e Alfred Gjugjajt, i dyshuar për vrasjen në Marmull - FOTO

Edhe sot, shtëpia e Alfred Gjugjajt, i dyshuar për vrasjen në fshatin Marmull të Gjakovës, po ruhet nga ana e policisë.

Kjo masë është vendosur që nga mbrëmja e së martës, kur i dyshuari Alfred Gjugja me një kallashnikovë dyshohet se ka vrarë 46 vejcarin T. B. dhe ka plagosur një tjetër person me inicialet A.N.

 

Vetura e Policisë para shtëpisë së të dyshuarit për vrasjen dhe plagosjen në Marmull të Gjakovës – 14.03.2019 – Foto KALLXO

KALLXO.com ka raportuar edhe gjatë ditës se djeshme se familja e të dyshuarit për vrasjen e se martës në Gjakovë po ruhet prej policisë

Të martën një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Marmull të Komunës së Gjakovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë Ali Selimaj ka thënë për KALLXO.com se shkaku i vrasjes ishte një tokë pronësore.

I dyshuari është arrestuar pak orë pas vrasjes.

I njëjti ishte arrestuar në afërsi të shtëpisë se tij.

Në anën tjetër prokuroria ka ndërmarrë edhe masa të tjera sikurse atë të ruajtjes së familjes së të dyshuarit.

Një patrullë policore që nga e marta është vendosur në afërsi të shtëpisë së të dyshuarit. Kjo masë sipas prokurorisë do të vazhdoj edhe në ditët bë vazhdim.

 

Gjithashtu prokuroria ka bërë është kërkesën për paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e së martës, Alfed Gjugja.

 

https://kallxo.com/vrasja-ne-marmull-te-gjakoves-i-dyshuari-del-para-gjyqit/

.