FOTO: Aksident i rëndë në Gjakovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Gjakovë.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.

Qytetari ka thënë se të lënduarit janë dërguar menjëherë drejt Spitalit të Gjakovës.

Sipas qytetarit, aksidenti ka ndodhur te vendi i quajtur Blloku i Ri.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.