Filmi ‘Forgive me’ merr pjesë në ‘Tirana International Film Festival’

Filmi ‘Forgive me’ me regji të Besim Ugzmajlit do të jetë pjesë e edicioni të 16-të të Festivalit të filmit, “Tirana International Film Festival”, që mbahet në fillim të nëntorit 2018.

Pjesëmarrjen e ‘Forgive me’  në TIFF për Kallxo.com e ka konfirmuar regjisori i filmit Besim Ugzmajli.

‘Forgive me’ ka qene pjese e me shume se 45 festivaleve vitin 2018, dhe do te vazhdoj ne disa festivale te tjera.

Filmi, ka shtuar Ugzmajli ka  qenë pjesë e festivaleve Oscar Qualifying dhe në festivale ku jepet çmimi nga Akademia Spanjolle e filmit, dhe sipas tij, është nominuar më shume se në 10 çmime.

Ky film ka fituar tani këto ditë, çmimin për kinematografi në ‘West Nordic Film Festival’, në Norvegji, dhe çmimin si filmi më i mirë i huaj në ‘Route 66’ë në SHBA, festival ky që  promovon filmat e pavarur, dhe sjellë filma nga shumë shtete të botës.

“’Forgive me’ do të jetë pjesë edhe në ‘Tirana International Film Festival’ në nëntor, i cili nga ky vit do te jete Oscar Qualifying Festival”, ka potencuar regjisori Ugzmajli.

Filmi “Forgive Me”, rrëfen një histori sa prekës aq edhe shqetësues për shoqërinë kosovarë.

Një  djalë të ri, i quajtur Bujar, i cili bie pre e propagandës nga një imam kosovar që t’u bashkohet grupeve terroriste që luftojnë në Siri.

Ai i bashkohet luftës tinëzisht dhe pastaj i kërkon ndihmë vëllait të tij t’ia dërgojë në Siri edhe gruan.

Në këtë film luajnë aktorët: Agron Shala, Semira Latifi, Bibi Qena, Kushtrim Asllani, Ekrem Sopi, Sherif Bega, Orik Berani, Adrian Obertinca, Kosovare Hoti.