Ambasadori i SHBA-së viziton parkun arkeologjik ‘Ulpiana’, e konsideron si lokacion të klasit botëror

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka vizituar parkun arkeologjik Ulpiana në Graçanicë.

Përmes rrjetit Twitter Hovenier e ka quajtur këtë park, lokacion të klasit botëror.

“Kisha privilegjin të vizitoja Parkun Arkeologjik të Ulpianës, ku një ekip mahnitës po shton njohuritë dhe po dokumenton trashëgiminë kulturore të Kosovës në këtë lokacion të klasit botëror”- ka shkruar Hovenier.

Lokaliteti arkeologjik i Ulpianës përfshinte një sipërfaqe të gjerë të qytetit antik prej afërsisht 100-120 hektarësh.

Kjo e dhënë është konfirmuar edhe falë rezultateve të prospektimeve-incizimeve gjeofizike.

Parku i parë dhe i vetëm arkeologjik në Kosovë , i quajtur ‘Ulpiana’, është themeluar në vitin 2016 dhe  gjendet pak kilometra larg Prishtinës.

Ky lokalitet është në Listën e përsheshme të trashëgimisë së mbrojtur nga shteti.