Takimi Çeku- Schnetzer. Foto: Facebook/ MKRS.

Çeku takon ambasadorin austriak, flasin për bashkëpunimet kulturore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka takuar sot ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, George Schnetze.

Përmes një njoftimi, MKRS ka thënë se Çeku e Schnetze kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimeve kulturore.

“Ministri Çeku mirëpriti sot Ambasadorin e ri të Austrisë, George Schnetzer, për t’i uruar mirëseardhje në Kosovë. Biseduan për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy shteteve dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë për Kosovën”- thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, u diskutua gjithashtu avancimi i bashkëpunimit, me fokus të veçantë në fushën e institucioneve të kulturës, muzeve dhe rritjen e shkëmbimit kulturor.