Festa e PDK-së për Presidentin

Festa që nisi te selia e kësaj partie në Prishtinë vazhdoi edhe nëpër sheshet kryesore të kryeqytetin, ndërsa në të u panë edhe deputetët Bekim Haxhiu e Ganimete Musliu dhe kreu i këshilltarëve të PDK-së në Asamblenë e Prishtinës Lirak Çelaj.

Simpatizantët dhe zyrtarët e PDK-së festuan me flamuj të Kosovës, ata amerikanë dhe me flamuj kuqezi.

Festë PDK-ja pati edhe në Skenderaj, ndërsa edhe shtëpia e Hashim Thaçit në fshatin Burojë të kësaj komune dje ishte e stolisur me flamuj.

http://kallxo.com/menyre-e-vecante-e-festimit-ne-skenderaj/

http://kallxo.com/e-stolisur-shtepia-e-thacit/

Thaçi u zgjodh mbrëmë President në raundin e tretë të votimeve në Kuvend me 71 vota për, asnjë kundër dhe 10 fletëvotime të pavlefshme.

http://kallxo.com/hashim-thaci-zgjedhet-president-i-kosoves/

Kundërkandidati i tij Rafet Rama nuk ia doli të marrë asnjë votë në raundin e tretë.

Thaçi nuk mundi të zgjidhej në raundin e parë dhe të dytë kur i duheshin votat e dy të tretave të deputetëve.

Në raundin e parë Thaçi sipas komisionit që mbikëqyri votimin mori 50 vota, Rafet Rama 4, ndërsa 27 fletëvotime u cilësuan të pavlefshme.

Por gjatë këtij numërimi KALLXO.com identifikoi një gabim në numërim.

Derisa bëhej numërimi i votave në raundin e parë kamera e KALLXO.com ndoqi drejtpërdrejt këtë votim, ku nga komisioni për numërimin e votave, u numëruan 49 vota për kandidatin për president Hashim Thaçin, 27 vota dolën të pavlefshme dhe 5 vota për kandidatin Rafet Rama.

http://kallxo.com/numerim-i-gabuar-i-votave-per-president/

Në raundin e dytë Thaçi mori 64 vota, 15 ishin të pavlefshme, ndërsa Rafet Rama vetëm dy.

Gjatë tërë kohës së zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, opozita brenda dhe jashtë Kuvendit u mundua ta pengojë këtë proces.

Dy herë brenda sallës u hodh gaz lotsjellës, ndërsa jashtë Kuvendit policia u sulmua edhe me koktej molotovi e gurë.

KALLXO.com ndoqi drejtpërdrejt zhvillimet e djeshme.

http://kallxo.com/live-zgjedhja-e-presidentit/