Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë kujton Ibrahim Rugovën

Shefi i Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar varrin e Ibrahim Rugovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Szunyog përmes një postimi në Twitter.

“Dr.brahimRugova do të mbahet mend gjithmonë si promotor i qasjes paqësore dhe jo të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike, e cila është shumë e nevojshme këto ditë”- ka shkruar Szunyog.