Vjosa Osmani dhe Recep Tayyip Erdogan. Foto: Vjosa Osmani/Twitter

Osmani në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë, Erdogan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Turqi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Erdogan, Presidentja Osmani, e shoqëruar nga Zotëria i Parë Prindon Sadriu, do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.

“Presidentja Osmani ditë më parë, ka uruar Presidentin Erdogan në emër të popullit të Republikës së Kosovës për fitoren dhe ka shfaqur gatishmërinë që të vazhdohet puna e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar partneritetin në mes të dy shteteve”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidencës së Kosovës./RTKlive