Sulm/ Ilustrim

Ferizaj, e tërheq gruan zvarrë për flokësh

Një grua është sulmuar nga një burrë në qytetin e Ferizajt. Policia njofton se i dyshuari pas një fjalosje e ka tërhequr zvarrë për flokësh viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, njofton Policia.

“Viktima femër K/Shqiptare, ka njoftuar se pas një fjalosje është sulmuar dhe kapur për flokë nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia.