Fakte të Shpejta për Deçanin

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, ka dalë para Jeta Xharrës dhe asamblistëve komunalë për të dhënë llogari për dy vitet e para të mandatit të tij të dytë në krye të komunës.

Në debatin në kuadër të emisionit “Jeta në Komunë”, Selmanaj ka folur për projektet e kryera e të pakryera dhe për planet e tij për pjesën tjetër të mandatit, deri në fund të vitit 2017.

Selmanaj që vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është rikonfirmuar në vitin 2013 në krye të kësaj komune.

Ja disa fakte të shpejta për Deçanin pas debatit në “Jeta në Komunë”:

  1. Komuna e Deçanit ka një drejtore femër. Hane Lekaj-Berisha është Drejtore Drejtore e Gjeodezisë dhe Kadastrës.
  2. Asambleja e Deçanit ka përfaqësues nga vetëm tri subjekte politike (AAK, LDK, PDK) dhe dy asamblistë të pavarur.
  3. Asnjë bursë nuk është ndarë dy vitet e fundit nga kjo komunë për studentët dhe asamblistët thonë se arsye për këtë është fakti që të hyrat e komunës janë zvogëluar për shkak të faljes së borxheve që ka bërë qeveria.
  4. Lëvizja Vetëvendosje ka përjashtuar dy asamblistët e saj nga partia, çiftin Bilall dhe Shpresa Hadegjonaj. Këta të fundit tani thonë së janë të pavarur në asamble.
  5. Drejtori i Bujqësisë, Nasim Haradinaj, më shumë nuk është se sa që është në punë.
  6. 300 mijë euro të ndara për ujësjellësin e Strellcit janë shfrytëzuar për pagesa tjera.
  7. Vendi historik i Verave të Llukës ku është bërë pajtimi i mbi 100 gjaqeve në vitin 1990, sot është deponia me e madhe ilegale e mbeturinave në Deçan.
  8. Trotuaret e qytetit nuk janë riparuar pas instalimit të rrjetit të kanalizimit.
  9. Shumicën dërmuese të kohës, Deçani nuk ka ndriçim publik në qendër të qytetit.
  10. Xhamat e shkollës “Kuvendi i Verave të Llukës” janë të thyer.
  11. Kompania e vëllait të kryetarit që furnizon komunën me material shpenzues ka paditur në gjykatë komunën për mospagesë të obligimeve.
  12. Punimet në hidrocentrale kanë dëmtuar ambientin dhe burimet e ujit në atë pjesë.
  13. Të gjitha fshatrat e Deçanit e kanë të asfaltuar rrugën kryesore, kanë mbetur edhe 15 km rrugë të paasfaltuara në këtë komunë.
  14. Në ambulancat e QKMF-së ka mungesë të medikamenteve.
  15. Kryetari i Deçanit ka 34 mijë ndjekës në Facebook. Ai është prej të vetmëve kryetar që shpeshherë përmes këtij rrjeti social, në ngjarjet që merr pjesë vetë e transmeton direkt për ndjekësit e tij.
  16. Komuna e Deçanit për vitin 2014 dhe 2015 s’ka pasur fare buxhet për turizëm.
  17. Komuna e Deçanit ka përfunduar fazën e parë të punimeve në ujësjellësin për 10 fshatrat e rajonit të Vokshit.
  18. Banorët e dhjetë fshatrave nuk paguajnë fare ujin e shpenzuar sepse nuk ka orëmatës të instaluar dhe ka keqpërdorim të ujit të pijes.
  19. Banorët e fshatit Rastavicë ankohen se banorët e fshatit Prejlep disa herë u kanë ndërprerë ujin dhe mbesin pa ujë deri sa të vijë policia.
  20. Objekti i zjarrfikësve në Deçan ende është i pa shfrytëzuar. Kompania kontraktuese thotë së ka kryer punën me “shumë nder”, kurse komisioni komunal thotë së nuk e bën pranimin teknik të objekti pa u kryer të gjitha punët. Vlera e këtij projekti kap vlerën e 170 mijë eurove.

http://kallxo.com/therrat-e-llukes/