EULEX ‘Vlerëson’ Bisedat e Përgjuara

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit pas takimit që zhvilluan kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe kryeprokurori i EULEX-it, Claudio Pala.

“Kjo do të bëhet për të gjetur nëse ekziston ose jo dyshimi i bazuar për inicimin e hetimit për pohimet e përmbajtura që dallojnë nga ato për të cilat tashmë është marrë vendimi për ndërprerjen e hetimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Raporti mbi këtë vlerësim do t’i dorëzohet kryeprokurorit Lumezi.

Tutje shkruan komunikata, varësisht nga informatat e pranuara nga prokurori ndërkombëtar i çështjes, nëse nuk është bërë hetimi i atyre telekomunikimeve nga Kryeprokurori i Shtetit do të krijohet një ekip i prokurorëve nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të cilët do të verifikojnë dhe analizojnë përmbajtjen e tyre në mënyrë që të arrihet përfundimi se a ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale, të kryera nga subjektet e përgjuara, të cilat mund të ndiqen penalisht.

“Nëse do të gjenden elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale, të cilat do të mund të ndiqen penalisht, prokuroria do t’i fillojë hetimet për ato vepra penale, pavarësisht se nga kush mund të jenë kryer”, përfundon komunikata.

http://kallxo.com/lumezi-te-pergjimet-nuk-ka-elemente-penale/