Enver Hoxhaj ia vesh PDK-së meritat për autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se projekti i autostradës “Arbën Xhaferi” është i PDK-së, i projektuar shumë kohë më parë.

“Në vitin 2019 po finalizohet një tjetër projekt vizionar i PDK-së i projektuar më 2007”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Urat e autostradës që ai ka prezantuar në foto ka thënë se flasin për largpamësinë politike të partisë së tij.

“Këto ura gjigante që përshkruajnë autostradën “Arbën Xhaferi” flasin për largpamësinë politike të para një dekade për të lidhur fshatrat dhe qytetet e Kosovës dhe vendin tonë me rajonin e botën. Vizioni i dekadës së re është për t’i kthyer këto rrugë në mundësi zhvillimi dhe komunikimi edhe më intensiv për njerëzit dhe mallrat. Ky është vizioni i vërtetë i PDK-së!”, sh shkruar ai në “Facebook” Hoxhaj.