Ministri Uran Ismaili - Foto: Facebook/UranIsmaili

Edhe Uran Ismaili i reagon Vjosa Osmanit

Radhës së komentuesve politikë ndaj deklaratës së deputetes Vjosa Osmani për PDK-në i është bashkuar edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili njëherit është edhe nënkryetar i PDK-së.

Sipas Ismailit, njeriu që po e akuzon për tradhti PDK-në është “ndër tradhtaret më të mëdha në LDK”.

“Vjosa Osmani e paska akuzuar PDK-në për tradhti. Pra, paska akuzuar për tradhti njeriu që s’ka lënë njeri pa e tradhtuar në LDK. E ka tradhtuar Fatmir Sejdiun. E ka tradhtuar Isa Mustafën. E në fund, e ka tradhtuar edhe komplet LDK-në, duke u shndërruar në një pioniere të Albin Kurtit.”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e tij në Facebook.

Më herët Vjosa Osmani, e kishte akuzuar PDK-në për tradhti ndaj LDK-së në kohën kur këto dy parti përbënin koalicionin qeveritar, mandatine kaluar qeverisës.