Foto: Ilustrim

Dy të Lënduar nga Rrokullisja e Makinës

Një makinë është rrokullisur në fshatin Bajgorë të Mitrovicës, duke shkaktuar lëndimin e dy personave që udhëtonin me të, njofton policia në raportin e saj të përditshëm.

“Raportohet se i dyshuari derisa ishte duke drejtuar automjetin me targa  vendore, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur”, thuhet në raportin policor.

Nga kjo rrokullisje, njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje të rëndë, sqarohet më tutje në raport.

“Dy viktimat një mashkull dhe një femër kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në  QKUK-Prishtinë dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë”, bëhet e ditur në raportin policor.

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht edhe për aksidente tjera. Shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.

Policia në muajin prill në rajonin e Prishtinës zhvilloi disa aksione për të parandaluar shkaktarët e aksidenteve.

http://kallxo.com/policia-ne-prishtine-370-fleteparaqitje-per-hyrje-ne-te-kuqen/