KFOR

Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com

KFOR-i ndihmon në asgjësimin e një mjeti të dyshimtë shpërthyes në Mitrovicë

Një njësi finlandeze e KFOR-it ka ndihmuar në asgjësimin e një municioni të dyshimtë shpërthyes në Mitrovicën e Jugut.

Një zyrtar i KFOR-it ka treguar për KALLXO.com se rasti ka ndodhur dje, më 16.05.2024.

Personeli finlandez, i dislokuar në kuadër të komandës rajonale Lindje të misionit të KFOR-it, i udhëhequr nga NATO, e ka asgjësuar në siguri të plotë municionin e dyshuar shpërthyes.

Njësia kishte shkuar pas kërkesës së bërë nga Policia e Kosovës.

KFOR-i ka thënë se do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.