Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia kap dy kurdë dhe dy sirianë në Shtime, dyshohen se kanë kaluar ilegalisht kufirin

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje më 15.05.2024 në fshatin Davidovc të Shtimes gjatë kontrollit në dy rimorkio ka gjetur dy shtetas kurdë dhe dy shtetas sirianë

Sipas Policisë, janë intervistuar dy të dyshuar kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia njofton më tutje se personat e kontrabanduar janë dërguar në qendrën e pritjes.