Ilustrim

Të arratisurit nga burgu i gjendet hashash, arrestohet në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person të dyshuar në Gjilan, i cili ishte arratisur nga burgu më 15.07.2023.

Arrestimi i të dyshuarit ndodhi dje, më 16.05.2024, teksa tek ai janë gjetur në posedim dhe konfiskuar 38.92 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit hashash.

Sipas Policisë, gjatë kohës sa ka qenë në arrati ndaj të dyshuarit janë iniciuar dy raste për kanosje ndaj dy viktimave.

Ndërsa, lidhur me hashashin Policia njoftoi se ndaj të dyshuarit është hapur edhe një rast i veçantë.

Policia tha se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.