Rasti "Stenta" | Foto: KALLXO.com

Dy të akuzuar Mungojnë në Rastin “Stenta”

Dy të akuzuar-Murat Abazi e Hajdin Çitaku  janë duke munguar në seancën kundër 64 punonjësve shëndetësorë të institucioneve publike e private.

Edhe pse nuk janë të pranishëm të gjithë të akuzuarit, prokurorja Florije Salihu-Shamolli ka filluar ta lexojë aktakuzën, ndërsa atyre që mungojnë aktakuza do t’u lexohet në ndonjë seancë tjetër.

Leximin e aktakuzës pa veçim procedure të atyre që mungojnë po e kundërshton mbrojtja.

Kundërshtimin e bëri avokati Behar Ejupi, por atij iu tërhoq vërejtja nga kryetarja e trupit gjykues Shadije Gërguri.

Edhe pse aktakuza në Rastin “Stenta” është ngritur në qershor të vitit të kaluar, ende nuk ishte arritur të lexohej aktakuza për mungesa herë të të akuzuarve e herë të palëve tjera në procedurë.

KALLXO.com vazhdimisht ka shkruar për shtyrjet e seancave të këtij procesi.

http://kallxo.com/rasti-stentat-assesi-te-lexohet-aktakuza/

http://kallxo.com/rasti-stenta-ne-vendnumerim/

Në Rastin “Stenta” të akuzuar janë 44 mjekë dhe 1 infermier të punësuar në institucione publike shëndetësore dhe 13 punonjës ose ish-punonjës të sektorit privat shëndetësor.

Pjesë e këtij gjykimi janë ish-ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe sekretari i përhershëm i kësaj ministrie Gani Shabani që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë lëshimit të lejeve për trajtimin e pacientëve jashtë vendit.

Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Sipas aktakuzës, këta dy të akuzuar i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat “IMH” në shumë prej  4,050,958.00 euro dhe spitalit privat “EDA” në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës.

Shkrimet e KALLXO.com për këtë gjykim mund t’i lexoni në këtë link.