ilustrim

Dy gra të arrestuara se rrahën një burrë në Prizren

Dy gra janë arrestuar në Prizren për shkak të sulmit fizik që i kanë bërë një burri në Prizren.

Sipas policisë, të dyshuarat janë shtetase të Shqipërisë, ndërsa viktima është i nacionalitetit turk dhe me nënshtetësi gjermane.

Në njoftim thuhet se viktima dhe të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.