Bahri Nuredini - Foto: KALLXO.com

Drejtori i ASHNA Tregon Pse u Larguan nga Puna Dy Zëvendësdrejtorët

Bujar Ejupi dhe Ersen Shileku kanë qenë në pozitat e zëvendësdrejtorëve të Agjencisë Shtetërore të Navigacionit Ajror dhe pretendojnë se janë larguar nga puna për shkak të raportimeve të tyre për shkelje.

Në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, Bujar Ejupi, ish- zëvendësdrejtor për Administratë dhe Financa në ASHNA rrëfen për disa shkelje që sipas tij kanë ndodhur në kontratën për koncesionimin e Aeroportit të Prishtinës nga kompania Limak.

Lidhur me pretendimet e tij është pyetur edhe drejtori aktual i ASHNA-s, Bahri Nuredini, i cili mohon se këta dy zëvendësdrejtorë janë larguar padrejtësisht nga puna.

“Nuk i kam larguar nga puna… këta janë vendos me një vendim të qeverisë – Bujar Ejupi dhe Ersen Shileku… Për informim këta dy persona e kanë lexuar shumë mirë ligjin e ASHNA-s. Nuk i kam larguar unë. Ata djem kanë bërë kallëzim penal, nuk i kam kërcënuar. Jemi munduar bashkërisht ta zhvillojmë kompaninë…”, tha Nuredini.

Ai po ashtu mohoi t’i ketë sharë këta dy zyrtarë.

Në ‘Jeta në Kosovë’ ndiqni detajet lidhur me shkeljet e pretenduara nga Bujar Ejupi, hulumtimin nga ‘Instituti Riinvest’ lidhur me kontratën e koncesionimit, intervistat me personat përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratës dhe me drejtorin e kompanisë Limak.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: