Pamje nga mbledhja e sotme e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Pejës - Foto: Facebook

Drejtorët e PDK-së nuk Marrin Pjesë në Mbledhje

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve të Komunës së Pejës nuk po marrin pjesë drejtorët që vijnë nga radhët e PDK-së.
As dy drejtorët e pashkarkuar të PDK-së nuk janë duke marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të drejtorive komunale në Pejë.

Krejt kjo ka ardhur si rezultat i mosmarrëveshjeve mes partnerëve të koalicionit dhe shkarkimit të dy drejtorëve të Partisë Demokratike të Kosovës të premten nga kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri.

 
Lajmin e ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Komunës, Engelbert Zefaj.
Sa i përket çështjes së koalicionit, zëdhënësi i Komunës së Pejës tha për KALLXO.com së janë duke u zhvilluar biseda për këtë çështje.
“Jo ende nuk është marrë ndonjë vendim. Ka biseda mes kryetarëve të partive përkatëse”, tha Zefaj.

 
Në anën tjetër përmes telefonit kreu i PDK-së në Pejë, Xhavit Haliti, ka konfirmuar për KALLXO.com se ky subjekt është ende në koalicion qeverisës me LDK-në në Pejë.
“Ne jemi në situatë që po përpiqemi me majtë koalicionin jo me prishë. Jemi subjekt që e njoftojmë publikun dhe do njoftoheni me kohë”, tha kryetari i degës së PDK-së.

Të premten, KALLXO.com ka raportuar se kryetari Muhaxheri ka shkarkuar dy drejtorë që vijnë nga radhët e PDK-së: Ukë Selimaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Salih Lajçi, drejtor për Urbanizëm.

Raportin e plotë mund ta gjeni këtu.