Dizajni i Ri i ‘NEWBORN’ (Foto Galeri)

Monumenti që simbolizon Pavarësinë e Kosovës në kryeqytet ka marrë dizajn të ri për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Këtij monumenti, pamja e të cilit ndërron çdo vit, në këtë vit jubilar i është shtuar numri 10.

Autori i monumentit, Fisnik Ismajli ka publikuar mbrëmë një fotografi në ‘Facebook’, duke zbuluar pamjen e re të ‘NEWBORN’, i cili ishte dislokuar ditë më  parë për të ardhur me dizajn të ri sot.

Nga shkronjat e  ‘NEWBORN’, këtë vit është hequr shkronja ‘B’ dhe është vendosur në mes numri 10 duke simbolizuar vitet e Pavarësisë së Kosovës.

Vitin e kaluar ky monument kishte tematikën e ndalimit të mureve ku shkronjat formonin frazën ‘No Walls’ (Jo Mure).