Foto: Pamje nga festivali “Newborn Kosova 2022”. Foto: KALLXO.com.

Me prezantimin e ansambleve pjesëmarrëse hapet festivali ‘Newborn Kosova 2022’

Ansamblet nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse në Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit “Newborn Kosova 2022” kanë performuar sonte para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Me performancën e tyre është hapur edhe zyrtarisht edicioni i parë i këtij festivali.

Hapjes zyrtare të festivalit i ka paraprirë një defilim i ansambleve pjesëmarrëse nëpër rrugët dhe sheshet e Prishtinës.

Defilimi është përcjellë me pjesë vallëzimi e muzike tradicionale nga ansamblet pjesëmarrëse që nga Qendra e Studentëve, Katedralja “Nënë Tereza”, monumenti “Newborn” deri te sheshi “Skënderbeu”, ku edhe zyrtarisht është hapur festivali.

Ansamble nga Argjentina, Bullgaria, Polonia, Sllovakia, Turqia, etj, po marrin pjesë në edicionin e parë të festivalit “Newborn Kosova 2022” .

Përveç Prishtinës, ansamblet pjesëmarrëse të këtij festivali do të prezantohen edhe në Prizren, Ferizaj, Viti e Obiliq.

Festivali mbyllet më 17 gusht 2022.