Foto: KALLXO.com

Kështu do të duket NEWBORN për 14-vjetorin e Pavarësisë

Monumenti NEWBORN sivjet, në përvjetorin e 14-të të Pavarësisë, do t’u kushtohet çikave dhe grave të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Fisnik Ismaili, autor i monumentit NEWBORN.

“Sivjet Monumenti NEWBORN i dedikohet grues. I kushtohet çikave tona në sport, në muzikë, në film, e në çdo fushë që po na e zbardhin fytyrën, por mbi të gjitha, i kushtohet grave që hala sot abuzohen e vriten në shtëpi të tyne, para familjeve të tyne”, ka shkruar Fisnik Ismaili në Facebook.

Por, për ta realizuar këtë ide, ai po kërkon vullnetarë.

“Për me e ngjyrosë kështu deri të enjten, me fytyra të plot grave, na duhet ndihmë prej njerëzve që e përkrahin këtë kauzë, dijnë me vizatue edhe kanë sy për detaj”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë së kush do që është i interesuar të marrë pjesë duhet ta bëjë këtë duke kontaktuar dy persona.

“Thirreni/shkruani Mrikës në 049388947 ose Asafit në 045665515, për me u organizue, e hajde t’a bëjmë të bukur prapë, dhe të veçantë si çdo here”, ka thënë Ismaili.

Monumenti NEWBORN simbolizon lindjen e një shteti të ri – Kosovës. Ai është zbuluar në ditën e shpalljes së Pavarësisë – 17 Shkurt 2008.