Digjet pylli në Lipjan

Një zjarr tjetër është raportuar edhe në  Komunën e Lipjanit.

Një qytetar ka raportuar se për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri pylli i tij.

Tutje Policia sqaron e me të marrë informacionin njësia e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas policisë nga ky zjarr nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.