Foto - Burimi Evgjeni Thaçi - Facebook

Deputetja e PDK-së: Mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, dështim për drejtësinë në botë

Deputetja nga radhët e PDK-së, Evgjeni Thaçi- Dragusha në seancën e sotme tha se procesi i njohjeve të Kosovës  nga vendet e tjera, ka pasur ngecje.

Deputetja foli edhe për dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL.

“Lidhur me këtë fajësuam majtas e djathtas, por një gjë është e sigurt, mbi të gjitha ky ishte një dështim për drejtësinë  në të gjithë botën. Në Dubai atë ditë fitoi krimi mbi drejtësinë, ndërkohë që Serbia festoi”, tha ajo.

Deputetja tha se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është duke lobuar për liberalizimin e vizave.

“Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli së bashku më të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare, përveç LDK-së që  e ka bojkotuar, kanë zhvilluar dhe po zhvillojnë takime lobuese. Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe vazhdon ta luftojë krimin dhe korrupsionin”, tha deputetja.

Deputetja tha se PDK i bën thirrje SHBA-ve dhe vendeve mike që t’i pezullojnë veprimet e Serbisë që e pengojnë Kosovën dhe shtetësinë e saj.