Deputeti nga PAN-it, thirrje Qeverisë për përforcim të bujqësisë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti kërkoi nga Qeveria që ta dyfishojë buxhetin për sektorin e bujqësisë në Kosovë.

“Meqë jemi në fazën e hershme të planifikimit buxhetor, bëj thirrje që Qeveria të ketë një kujdes të shtuar dhe të dyfishojë buxhetin për investimet në Bujqësi. Është momenti i fundit kur qeveria duhet t’i ndryshojë projeksionet buxhetore. Qeveria t`i dyfishojë fondet dhe investimet në sektorin e bujqësisë”, tha deputeti i pozitës.

Hoti shtoi se sektori i bujqësisë duhet të përforcohet.

Kuvendi i Kosovës, aktualisht është në pikën e deklarimeve jashtë rendit të ditës.